Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, hedhur poshtë lajmin e publikuar në mediat britanike se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër për strehimin e azilantëve nga vende të treta.

Ministrja Xhaçka thekson se nuk ka pasur ndonjëherë bisedime për një ide të tillë, duke e cilësuar të turpshme sajesën e këtij lajmi nga mediat angleze.

“Ne jemi krenarë për strehimin e 4000 refugjatëve afganë, çka e kemi bërë në sy të gjithë botës, por nuk do të kthehemi kurrë në një qendër ku vende ku e ku më të mëdha e më të pasura se ne të deportojnë azilantët e tyre. Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë”, shkruan ministrja në Twitter.

Statusi i plotë:

? Absolutisht i gënjeshtër lajmi, se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër për strehimin e azilantëve nga vende të treta.

? As ka e as ka patur ndonjëherë bisedime për një ide të tillë. E turpshme sajesa e një lajmi të rremë si ky nga mediat angleze.

?? Ne jemi krenarë për strehimin e 4000 refugjatëve afganë, çka e kemi bërë në sy të gjithë botës, por nuk do të kthehemi kurrë në një qendër, ku vende, ku e ku më të mëdha e më të pasura se ne të deportojnë azilantët e tyre.

? Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: