Kandidati për deputet i LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo i ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ të Bashkim Hoxhës në News24 ka folur për ‘zërat’ se ai mund të jetë Ministër i Brendshëm nëse fiton opozita.

Tavo thtoë se nuk e mendon fare të jetë ministër ir brendshëm sot, pasi është i fokusuar vetëm tek fitorja e zgjedhjeve.

Ndërkohë Tavo është mjek, dhe ai shton se nëse do të mendohej se çfarë risie do të sillte një mjek në Ministrinë e Brendshme, atëhere korrupsioni krimi e bandat janë sëmundje që duen shëruar.

 

PYETJA: Ka zëra se mund të jeni Ministër i Brendshëm në qeverinë e ardhshme nëse opozita fiton?

VANGJEL TAVO: Bashkim, nuk mendoj fare për ketë gjë sot. Jam i fokusuar për fitoren e zgjedhjeve, dhe për largimin e Rilindjes. Nëse do të mendonim çfarë risie sjell një mjek në Ministri të Brendshme, mund t’iu them se edhe korrupsioni, krimi, bandat janë sëmundje. Që duhen shëruar. Të shpëtojë vendi nga këto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb