Partizani vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Të kuqtë zhvilluan sot një test miqësor ndaj Bylisit, sfidë kjo e luajtur  në stadiumin e Pogradecit “Gjorgji Kyçyku”.

Takimi përfundoi 0-3 në favor të ballshiotëve. Pjesa e parë nuk dhuroi golave, pavarësisht rasteve të shumta.

Në pjesën e dytë, Bylis gjen golin e parë me Kamara (56’). Me avantazhin në xhep, i dyti do vinte në minutën e 74-të me Abazaj. Në fund ka kohë edhe për Kaçarrin. Partizani nuk mundi të reagonte, me sfidën që mbyllet në shfirat 0-3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: