Vllaznia bind në testin miqësor të luajtur ndaj Skënderbeut. Shkodranët fituan 2-3, me sfidën që ishte mjaft e bukur për t’u parë.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa shënoi 2 gola me Ardit Hoxhaj, përkatësisht në minutat 32’ dhe 52’.Korçarët nuk u dorëzuan dhe barazuan me Liço dhe Beçka (72’, 76’).

Vllaznia do kalonte në festë në fundin e takimit pas golit të Çobës. Tifozët shqiptarë po presin kampionatin shqiptar, i cili fillon pas pak ditësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: