Miranda Kerr ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt. Djali do të quhet Pierre dhe siç raporton artikulli i Daily Mail ka lindur më 18 shkurt.

Bashkëshorti i Kerr, Evan Spiegel, ka bërë të ditur lajmin e lumtur në rrjetet sociale, duke shkruar në Snapchat: “Jemi shumë të lumtur për ardhjen e rrezes sonë të vogël të diellit, Pierre Kerr Spiegel. Nuk mund të ishim më të emocionuar për të mirëpritur djalin tonë të katërt në familjen tonë. Ndihem kaq i bekuar”.

Zgjedhja e emrit për djalin e porsalindur të çiftit është e qëllimshme dhe është një nderim për gjyshin e dashur të Miranda Kerr, i cili u nda nga jeta në shkurt 2021 pas një beteje me kancerin. Në atë kohë, modelja 40-vjeçare e përshkroi gjyshin e saj si “shkëmbin” e familjes, duke shtuar në një deklaratë të përzemërt se “shpirti i tij do të jetojë përmes familjes sonë dhe të gjithë atyre që ai donte”.

Kerr dhe Spiegel u martuan në vitin 2017 dhe kanë tre djem së bashku, ndërsa modelja dhe sipërmarrësja ka edhe një djalë të katërt me ish-bashkëshortin Orlando Bloom.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb