Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projekt-ligjin për trajtim financiar të minatorëve dhe të naftëtarëve. Parlamenti e votoi projekt-ligjin për minatorët dhe naftëtarët me 77 vota pro.

Partia Socialiste kishte propozuar projekt-ligjin për trajtim finaciar të këtyre profesioneve, të cilat konsiderohen të vështira.

“Për ti qëndruar strikt fjalës së dhënë kemi përpara një projektligj, i cili vendos  trajtimin financiar suplementar për profesionet e vështira dhe shumë të vështira të minatorëve, të punojësve të naftës, gazit dhe metalurgëve. Ky projektligj është trajtim financiar shtesë mbi atë që ata kanë fituar deri më tani dhe duhet ta them që nuk është një status për këto profesione, pasi statusi është me spektër më të gjerë që lidhet, jo vetëm me përfitimin financiar në moshë pensioni, por është një trajtim financiar suplementrar. Përfshirja në ligj e këtyre tre profesioneve të vështira të sipërcituara është për shkak të ngjashmërisë që kanë në lidhje me vështirësinë e punës dhe brenda këtij parimi janë bërë dallime mbi dy nivele, punë të vështira dhe shumë të vështira”, kishte deklaruar më herët Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sipas Ballës, projektligji ju jep pension para kohe deri në 10 vjet para moshës normale të daljes në pension dhe vlera totale arrin 15 mln dollarë në vit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb