Nga Ornela Manjani

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e fundit kriteret e reja për të përfituar ndihmën ekonomike. Bëhet fjalë për përzgjedhjen e familjeve që do të përfitojnë nga fondi i kushtëzuar mbi programin e bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind. Përfituese të këtij vendimi do të jenë familjet në nevojë, të cilat do të përzgjidhen nga lista e familjeve që kanë aplikuar brenda tre muajve të fundit nëpërmjet regjistrit elektronik për ndihmën ekonomike dhe nuk janë shpallur fituese nga sistemi i pikëzimit.

Përfituesit
Numri total i përfituesve do të jetë i barabartë për çdo njësi administrative. Ndërkohë që nëse njësia administrative nuk plotëson numrin e familjeve në nevojë, struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki do të vlerësojë familjet më në nevojë nga njësitë e tjera.

tabela ndihma ekonomike

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/07/28/miratohet-skema-e-re-per-ndihmen-ekonomike-ja-cfare-do-perdoret-per-perzgjedhjen-e-fituesve/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: