Nga: ZONJA KATERINA
1 kg mish qingji (pjesa e kofshës)
2 thelpinj hudhër
½ tufë nenexhik
2-3 lgj vaj ulliri
Cipa dhe lëngu i 1 limoni
Kripë, piper i zi
Piper i kuq kokërr
½ gotë ujë
1 bustinë koncentrat perime
Vendosim në blender vajin e ullirit, nenexhikun dhe hudhrat dhe i grijmë duke realizuar një salcë kremoze. Largojmë kockën e kofshës së mishit të qingjit dhe i bëjmë një prerje në gjysëm. E marinojmë nga brenda dhe jashtë mishin e qingjit me kripë, piper të zi dhe piper të kuq kokërr. Më pas e lyejmë mirë me salcën e përgatitur dhe në fund e spërkasim me lëngun dhe cipën e limonit. Mundohemi që ta kthjemë mishin nga të gjitha anët në mënyrë që të marinohet në çdo anë. E palosim më pas mishin duke e kthyer në gjendjen fillestare dhe e lidhim me fije kuzhine ose stikadent. E vendosim më pas në një tavë ku shtojmë ½ gotë ujë me një bustinë koncentrat perime të thërrmuar. E vendosim mishin e qingjit të piqet fillimisht në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta, më pas ulim temperaturën në 170 gradë dhe e lemë të piqet për 1 orë e 30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)