Valbona Paluka, eksperte e sigurisë ushqimore e ftuar në emisionin “Alert” në News24, nga Granit Sokolaj, ka folur rreth rrezikut të mishit të përpunuar.

Për sa i përket aditivëve të mishit, se sa të rrezikshëm janë ata, Paluka tha se Shqipëria nuk shpik përkufizime dhe as procedura, pasi janë norma të përcaktuara dhe limite nga Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore.

Ajo shtoi më tej se aditivët përveç se kanë vlera kimike dhe biologjike, e bëjnë produktin më rezistent e më të pashëm dhe Shqipëria ka 15 vite që ka përafruar legjislacionin sipas BE, pasi kjo është edhe e detyrueshme.

Paluka theksoi se janë vlerësuar nga misionet e Komisionit Europian dhe as vendet e BE nuk bëjnë asgjë më shumë se ne. Sipas Palushit, operatorët e biznesit ndjekin kartën tekonoligje sipas standardit. Paluka nënvizoi se nuk ka mish të përpunuar pa aditiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb