Shqipëria U21 ka përpara një mision tejet të vështirë sonte, teksa do masë forcat në transfertë me Anglinë U21. Pak më parë janë publikuar edhe titullarët për këtë takimin që vlen për kualifikueset e Europianit.Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka vendosur që nga minuta e parë të jetë Muçi në sulm. Sulmuesi do ketë mbështetjen e Ismajlgeci dhe Rrapaj.

“3 luanët”  kanë në përbërje lojtarë si Smith Rowe dhe Balogun. Më poshtë keni rreshtimet.

 

Alb 2

 

Kombëtarja jonë renditet në vendin e pestë, ku pas 8 ndeshjesh ka grumbulluar 9 pikë. Anglia është e para me 19 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb