Rekordit të vendosur prej 50 vitesh nga Stenli Metjus sa i takon lojtarit më të vjetër që ka luajtur në një ligë profesionistësh i ka ardhur fundi. Legjenda japoneze, Kazuyoshi Miura, u aktivizua për 54 minuta në ndeshjen e ligës së dytë japoneze që Yokohama zhvilloi ndaj Nagasakit duke u shndërruar në veteranin e fushave të lojës.

Me 50 vjeç e 7 ditë, bomberi aziatik arriti të kalojë me vetëm 2 ditë baronin e futbollit botëror, Sër Stenli Metjus.

Kazuyoshi Miura paradoksalisht e nisi karrierën në Brazil dhe jo në vendlindjen e tij dhe që prej asaj kohe regjistroi tituj dhe shumë gola.
sport_focus_image769c089d8840efe1b93a5147ad0c3684
Blerja e tij nga ana e Xhenoas në Serinë A, u bë rasti i parë që një klub përmes sponsorëve, arrin menjëherë të fitojë shuma të majme duke blerë një lojtar pa e aktivizuar akoma.

Mbreti Kazu siç është pagëzuar në Azi, ka shënuar 55 gola me kombëtaren japoneze.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb