Nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian ka deklaruar se valëvitja e flamurit bullgar në godinën e re të bashkisë Pustec është provokim. Ky ka qenë reagimi, pas donacionit të radhës së Bullgarisë në këtë bashki.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Pustecit Pali Kolefski ka mirëpritur donacionin e fondacionit “Kujtesa bullgare”, duke thënë se çdo mbështetje në ndihmë të këtij komuniteti është i mirëpritur, nëse nuk ka prapavijë politike.

Ambasadori bullgar në Shqipëri Ivajllo Kirov gjatë fjalës përshëndetëse ka përmendur mbështetjet e vazhdueshme të Bullgarisë në këtë zonë, duke cilësuar atë si shtetin që investon më shumë në këtë bashki të Shqipërisë.

Qeveria e Bullgarisë ka dhuruar sot pajisje zyre dhe kompjutera për godinën e re të Bashkisë së Pustecit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb