I tmerrshëm ishte fundi që e piste adoleshenten bukuroshe ukrainase, e cila pasi u përdhunua, u qëllua pas koke nga rusët dhe u la e vdekur.

Trupi i Karina Yershovës u zbulua i hedhur në një kopsht në Bucha të shkatërruar nga krimet e luftës.

Trupi i të resë është vetëm një ndër qindra trupat që janë gjetur në varre masive në Bucha.

Yershova u zhduk në fillim të muajit të kaluar dhe më 10 mars nëna e saj në rrjetet sociale bëri thirrje për ndihmë dhe ndonjë informacion që mund ta çonte drejt gjetjes së saj.

Më shumë se 400 trupa janë gjetur deri tani në Bucha, pasi “kasapët”   e Moskës u tërhoqën nga periferia e Kievit në fillim të këtij muaji.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: