GJIROKASTËR

Mjegulla e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm qytetin e Gjirokastrës, por edhe akset kombëtare.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se mjegulla është e pranishme dhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë, teksa ka sjellë vështirësi në qarkullim dhe lëvizja është më e ngadaltë. Policia iu ka bërë apel drejtuesve për kujdes të shtuar përgjatë kësaj zonë për shmangien e aksidenteve.

Ndërkohë temperaturat janë relativisht të ulëta. Në orën 09:30 termometri shënonte 7 gradë celsius.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: