Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit të pushimit të saj për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24.

Gjermeni shprehet se fillimisht duke dëgjuar shifrat e koronavirusit për të marrë përsipër një pacient ka stepje dhe frikë, por ajo shprehet se kjo është detyra e mjekve.
Mjekja thotë se koronavirusi njihet vetëm për rrugët e transmetimit dhe vetëm mund të mbrohesh por nuk dihet se në ç’farë formash mund të shfaqet ajo.

‘Si është të ndeshesh me këtë sëmundje të re, me këtë pandemi?
Atëhere duke qenë që infektologët vijnë nga një shkollë mjekësh profesorash që kanë kaluar epidemirash të shpeshta. Që nga kaçinari në ’74, kolera, etheve hemoragjike, sëmundje të tjera që kanë të njëjtat rrugë apo tek AH1N1. Jemi të mësuar nga eksperiencat e profesorave. Veç dijeve që mund t’i marrësh jemi dhe të përgatitur për të punuar. Koronavirusi nuk është i njohur në çdo drejtim të ekzistencës së vet, por rrugët e transmetimit janë të njohura. Kontakti i parë me këta pacientë, duke parë numrin e të infektuarve rritet, na step për momentin ka një frikë por jemi të adaptuar me këtë situatë.

Jemi përpara një pandemie që është e panjohur për gjithë botën. Midis mjekëve dhe drejtuesve diskutohet. Masat e marra në kohë dhe nxjerrim ditë pas dite gjëra të reja por deri tani i kemi përballuar situatën dhe këta pacientë.

Mjekët dhe infermierët e prekur

Atëhere unë prandaj po ju thosha që dija dhe punët e infektologëve, në këto ditë kam arritur të kuptoj që mjek lind nuk bëhesh, që e kam dëgjuar në rutinë.”- tha Gjermeni.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb