Ukraina ka nisur të hedhë nëpër mbeturina vaksina të papërdorura anti-COVID, pasi mjekët atje nuk pranuan të vaksinoheshin. Sipas Reuters, Ukraina sapo kishte filluar vaksinimin e 41 milionë njerëzve të saj COVID-19, ku kishte sigurar 500 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca, të prodhuara në Indi. Reuters shkruan, se autoritet shëndetësore në Ukrainë kanë vendosur që fillimisht të vaksinojnë mjekët, duke qenë se ata ndodhen në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19.

“Është e rëndësishme për ne të kuptojmë se si janë vendosur të gjitha proceset dhe pse mjekët refuzojnë të vaksinohen”, tha Oleksandr Korniyenko, kreu i partisë së Presidentit Volodymyr Zelenskiy, në një takim televiziv.

“Kjo është shumë e keqe, por nuk ka asnjë mundësi tjetër… nëse një person nuk vjen, ajo (shishja e vaksinës) mund të mbahet e hapur për 2-3 orë, pas së cilës duhet të hidhet”, citohet të ketë thënë kreu i parlamentit. Në qytetin verior Chernihv, vetëm 87 nga 280 mjekë ranë dakord të vaksinohen.

Por ministri i shëndetësisë, Maksym Stepanov, tha se qeveria po punonte për të siguruar që vaksinat të mos hidhen, duke shtuar një situatë e tillë po ndodh në të gjithë botën. Rastet COVID-19 janë rritur në Ukrainë, ndryshe nga stabiliteti që u afrua nga izolimi i njerëzve. Deri më tani, Ukraina ka regjistruar 1.3 milionë të infektuar dhe 26.050 persona të vdekur nga koronavirusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb