TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Qendrën shëndetësore të rindërtuar në Ndroq ku ka parë nga afër mjediset e reja dhe ka biseduar për disa minuta me stafin mjekësor dhe banorët.

Edi Rama
Edi Rama

Ndërsa është takuar me një grup mjekësh dhe infermieresh, Rama ka dëgjuar nga to për mënyrën e punësimit përmes portalit brenda një kohe shumë të shkurtër. Kreu i qeverisë ka zgjedhur disa fjalë nga bibla për t’iu përgjigjur.

“Krishti në Bibël i thotë Shën Thomait, ti preke dhe besoje por lum kush të besojë pa prekur”, është shprehur Rama, ndërsa më tej ka vijuar inspektimin e qendrës Shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb