Mjeku urolog, Artan Koni i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka thënë se virulenca e COVID-19 ka rënë.

Koni i referohet pandemisë në gjithë botën duke thënë se ka rënë fuqishmëria e COVID-19. Ai shton se kjo nuk lidhet me shtimin e rasteve me koronavirus, por thotë se rastet sot kalojnë më lehtë se në periudhën shkurt- mars.

”Por kjo nuk është edhe shumë e rëndësishme pasi koronavirusi nuk është më aq i fuqishëm dhe virulent. Rastet kalojnë më lehtë se në shkurt- mars. Vetë virusi në mbarë botën ka zvogëluar këtë, por shtimi i rasteve është krejt gjë tjetër. Italia që ka 20- 30 fishin e popullsisë është krejt situatë tjetër.”- tha Koni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb