Dr. Gani Abazi, ekspert i Shëndetësisë Publike pranë Universitetit të Harvardit, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 në një lidhje me Skype nga Bostoni foli për situatën e krijaur në SHBA, që sipas tij është e rëndë dhe se mund të ishte parandaluar.

“Gjendja është e vështirë për momentin në Amerikë. Janë mbi 25 mijë të vdekur nga pandemia. Në Amerikë është një cështje shumë polarizuese, administriata e Presidentit Trump u vonua të merrte masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit, kjo ka sjellë që infeksioni të përhapet, kjo ka sjellë numër të madh pacientësh të infektuar që po tejmbushin infrastrukturën shëndetësore. Po bëhen pyetje nëse një gjë e tillë mund të parandalohet? Unë si ekspert jam i mendimit që masat duhet të merreshin kur Kina dhe Koreja kishin rastet e para. Një masë tjetër do të ishte edhe testimi”,- tha ai.

Ndërsa Amerika numëron gjysëm milioni të infektuar, mjeku shqiptar tha se nuk dinte raste tëviktimave tëe mundshme apo të prekur nga COVID 19 në Boston, përvec rasteve të konfirmuara tashmë në New York.

“Kam dëgjuar nëpër media sociale për rastet në New York, por në Boston nuk kam dëgjuar për raste të tilla. Por edhe shqiptarët këtu duhet të marrin për bazë rregullat për distancim social dhe higjienë të shtuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: