Në një tryezë diskutimi me kreun e PD Sali Berisha për problematikat në sistemin shëndetësor në Shqipëri, mjeku Gëzim Xhepa tha se ajo që ka marrë goditjen kryesore është QSUT dhe problem kyç është përgatitja e studentëve dhe specializantëve.

Sipas tij shteti duhet të kthejë sytë tek QSUT pasi në këtë situatë ku ndodhemi rrezikojmë që të largohen edhe studentët e specializantët drejt perëndimit.

“Goditjen fatale sistemit arsimor ia ka dhënë unifikimi i titujve. Duke unifikuar titujt akademik me titujt e research imponuan në gjithë personelin mjekësor të tentojnë me aftësi apo paaftësi të vihen në dispozicion të studentëve.

Të ndahen dy titujt si më parë, bashkëpunëtori i vjetër shkencor nga docenti, mjeshtri i kërkimeve nga profesori, përndryshe për interesat tona personale marrim përsipër të dëmtojmë të ardhmen e studentëve. Të kthehet vëmendja në lëndët e informimit.

Kështu si ka ardhur do na largohen studentët dhe specializantët duke kërkuar perëndimin, jo vetëm mjekët.”-tha mjeku Xhepa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: