Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët në zonën e “Pemës së Thatë” në Ksamil. Në bord ndodheshin katër shtetas gjermanë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Katër shtetasit gjermanë janë evakuuar nga mjeti dhe janë transportuar me mjetin e Policisë drejt bregut. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndërhyrjen në kohë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb