Aktivistja Sidorela Vatnikaj me një mesazh të fortë në protestën para Kryeministrisë, ndërsa ka akuzuar keqqeverisjen. Gjatë fjalës së saj, aktivistja theksoi se kjo protestë ka treguar se kërkon revolucion shoqëror dhe se nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës dhe kastës së vjetër politike.
“Sot Shqipëria u zgjua me një lajm të tmerrshëm. Një turist u vra në vendin ku kishte zgjedhur për të kaluar pushimet. Ky model i kriminalizimit të shoqërisë është modeli që na ka sjellë kjo qeverisje 36-vjeçare, modeli i të fortit që nuk njeh as ligj. Ky model i kriminalizimit dhe ku krimineli është zot i tokës, i detit, i parkimit apo edhe zot i Parlamentit aty ku e ka futur Rama ky model na ka nxjerrë në shesh. Po luftojmë krimin në qeveri që ka marrë peng vendin dhe na e shtrëngon lakun në fyt. Modeli i kriminelit në krye të vendit dhe në krye të qeverisë, nuk na përfaqëson. Nuk mund të qeverisemi më nga kriminelë me pushtet”, tha ajo.
