BRITANI E MADHE – Jennifer Pamplona ka pozuar së fundmi nudo për të festuar rezultatet e 500 mijë dollarëve. Këto operacione ajo i kishte i bërë me dëshirën për t’i ngjasuar idhullit të saj, Kim Kardashian.
25- vjeçarja nga Sao Paolo, Brazil, tregoi figurën e saj të zbukuruar e të mbuluar me vetëm xixa për një video të frymëzar nga ylli i “Keeping up the Kardashians”. Ajo ka shpenzuar 500 mijë dollarë, duke transformuar afër çdo pjese të trupit të saj.
Kohët e fundit ajo bëri një tjetër ndërhyrje estetike në hundën e saj, vetëm për t’iu përafruar në dukje sa më shumë Kimit. Jennifer ka plane për të rritur madhësinë e të pasmëve të saj, edhe pse mjekët nuk ia sugjerojnë një gjë të tillë shkruan Daily Mail.
Jennifer tha: “Pas gjithë operacionit dhe procedurave të mia jam shumë e lumtur, ndonjëherë mendoj se të gjitha paratë që kam shpenzuar mund të jenë në llogarinë time bankare, por në të njëjtën kohë jam aq e lumtur. “Kam shpenzuar shumë para, por ndihem shumë e sigurt me veten time dhe kam fuqinë për të fituar më shumë para për shkak të pamjes time.
“Nëse doja të bëja, patjetër do të bëja gjithçka përsëri, të gjitha operacionet dhe procedurat, por për tani e di se është koha që të përqendrohem më shumë në karrierën, jetën dhe biznesin tim. Kam zgjedhur këtë stil fotografish, sepse është e ngjashme me disa nga fotografitë më të famshme të Kim Kardashian-West.
“Unë e dua Kim Kardashianin kur bën set fogografik, për mua ajo duket e bukur dhe ndihem sikur unë dukem shumë e mirë. Unë fitoj më shumë besim sa herë që bëj një foto pa rroba”- tha Jennifer.
“Unë mendoj se do të vazhdoj të ndihem e sigurt duke bërë video të zhveshura në moshën time. Kam bërë të gjitha operacionet, dhe nëse jam 30, 60, 70, unë ende do të jem e bukur, me moshën edhe bukurinë”, përfundoi modelja.
(er.cu/BalkanWeb)