Natalia Fadeev është një modele e njohur OnlyFans e cila shpesh poston imazhe si ushtare lufte në Instagramin e saj. Siç raportohet në media të ndryshme ndërkombëtare, Natalia thuhet se është regjistruar në forcat izraelite për të luftuar kundër Hamasit në Rripin e Gazës. E reja iu përgjigj thirrjes së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe iu bashkua ushtrisë në mes të konfliktit.

Vajza, e cila deri vetëm një javë më parë ndante imazhe të vetes me veshje shumë ekspozuese, tanimë është një ushtare që lufton për vendin e saj.

Sipas Natalias ajo ka parë gjëra që e mbajnë zgjuar natën.

“Gjëra të tmerrshme po ndodhin, ne dëgjojmë histori të ngjashme me ato të të mbijetuarve të Holokaustit”, thotë ajo në postimet e saj të fundit.

Teksa i afrohet vijës së parë të frontit, ajo ka postuar një selfie në Instagram me ekipin e plotë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, me një mesazh në të cilin shkruante:

“Kjo nuk është një luftë, ky është një krim kundër njerëzimit!”

Gjithashtu modelja e OnlyFans, ka pozuar me uniformën e saj ushtarake duke informuar ndjekësit:

“Nuk do të jem shumë aktive në rrjetet sociale. Jam bashkuar në njësinë time për detyrë rezervë, nuk e di për sa kohë. Lutuni për ne.”

Më 7 tetor, lëvizja islamike palestineze Hamas filloi një sulm tokësor, detar dhe ajror nga Gaza kundër Izraelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb