TIRANE

Brunilda Lahe është një nga personazhet publik që mund të themi se poston shpesh në rrjetet sociale dhe është vazhdimisht aktive duke komunikuar me ndjekësit dhe duke ndarë me ta eksperienca dhe momente nga përditshmëria.

Që kur është bërë nënë, ajo është edhe më aktive, duke publikuar edhe vajzën e saj, Hanën. Mirëpo, ajo që u ka rënë në sy ndjekësve është se Brunilda nuk poston thuajse asnjëherë foto me bashkëshortin.

Gjatë një bisede me ndjekësit, moderatoja ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi, që duket se është i vetë bashkëshortit të saj, i cili nuk e pëlqen vëmendjen.

“Ai punon në Tv, por pas kamerave, nuk i ka qejf fotot. (Por pasi lindi Hana diçka ka ndryshuar. Kemi bërë 2 sete profesionale e po bëhemi gati për të tretin. Bashkë vetëm fotot e martesës kemi profesionale.) Nuk e do vëmendjen e medias sociale aspak dhe unë e respektoj dëshirën e tij. Këto janë disa nga arsyet që nuk postoj me bashkëshortin”, -ka shkruar ajo, duke bashkëngjitur një foto familjare.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb