Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka shpërthyer ndaj meshkujve shqiptarë, pasi mesa duket ka mbetur shumë e pakënaqur.
Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka vënë në dukje tiparet më të këqija të burrit shqiptar si fodullëkun, injorancën e prepotencën.
Moderatorja quan problematike edhe mënyrën se si këta burra trajtojnë gratë e jetës së tyre, duke nisur që nga nëna që i dha jetë dhe më vonë partnerja apo bashkëshortja.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Po bëja një xhiro në rrjet, të shihja ça ndodh rreth e rrotull dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase), por shumica janë fodulla, janë injorantë, janë agresivë dhe prepotentë ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë të dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat s’janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe tyren duke të përçmuar. Femra nuk bëhet për vete me ofendime, nuk dashurohet me fodullëk. Por e qartë që shumica s’janë të aftë dashurojnë se s’i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRE? Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës ZOT”, shkruan Einxhel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: