TIRANE– Kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë në 4 mars në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor.

Lajmi bëhet i ditur nga Zyra e BE në Tiranë, e cila tha se Mogherini do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga data 1-4 mars.

Gjatë vizitës në Prishtine Mogherini do të marrë pjesë më 3 mars në përurimin e përfundimit të punimeve në urën e lumit Ibër.

Pjesë e vizitës së Mogherinit janë Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: