Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, dhe i dashuri i saj i ri, biznesmeni Hakan Sabancı, ndonëse u përfolën kohët e fundit për një ndarje, në fakt janë fotografuar në një nga plazhet më të pëlqyera të Italisë.

Erçel dhe Sabancı, të cilët prej disa ditësh ndodhen me pushime jashtë Turqisë, kanë treguar disa poza dashurie në destinacionin e njohur të pushimeve të të famshmëve, ku janë kapur nga paparacët. Në këtë mënyrë, ata mohuan akuzat e ndarjes së përfolur ditët e fundit.

Paraggi, një destinacion i njohur për të famshmit dhe turistët nga e gjithë bota, ishte zgjedhja e Kurban Bajramit. Të dashuruarit janë fotografuar teksa bënin plazh në shoqërinë e një grupi miqsh.

Ndryshe nga sa pretendohej për ndarje, Erçel dhe Sabancı shpesh kanë pasur momente romantike nën diellin e nxehtë. Një grup miqsh shoqëruan çiftin e ri, madje edhe i ka ndihmuar ata për realizimin e fotove nga plazhi.

Ndërkohë që Hande Erçel dhe Hakan Sabancı po shijonin festën dhe dashurinë, ata mohuan zërat për ndarjen. Nga shkrimet e mediave turke u mësua se familja e biznesmenit të ri Hakan Sabancı nuk e donte Erçelin, ndaj çifti u ndanë.

Dy të rinjtë shkuan fillimisht për të parë koncertin e Coldplay në Paris, majin e kaluar. Ata kanë postuar në rrjetet sociale edhe momente romantike që kanë jetuar aty. Ky ishte edhe postimi i tyre i pare që dokumentonte dashurinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb