Aktorja e njohur turke, Nebahat Çehre, pas një krize të papritur në zemër, është shtruar në spital pak ditë më parë. Pas lajmeve të fundit në medie, nga menaxheri i saj mësohet se aktorja ka bërë një ndërhyrje në zemër, pas së cilës e ka marrë veten shpejt.

80-vjeçarja, e njohur për shumë role në seriale dhe filma në Turqi, ka qëndruar një natë në spital, pas ndërhyrjes në zemër dhe është kthyer në shtëpi për rikuperim.

Shtrohet papritur në spital, aktorja e njohur kryen ndërhyrje në
Menaxheri i Nebahat Çehre, Selçuk Kaya, tha në një njoftin të fundit: “Nebahat Çehre është në gjendje të mirë shëndetësore. Momentalisht, është duke pushuar në shtëpi. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që na telefonuan dhe na pyetën për shëndetin e saj. Shpresoj që së shpejti ta shohim në projekte të reja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb