Një situatë e paprecedentë dhe jashtë normales u regjistrua në kryeqytet në “Arenën e Demave” në përfundimin e finales së “Play Off”-it të kampionatit U-18 mes Partizanit B dhe Tiranës B. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 0-1, pas golit të shënuar nga Qerimaj në minutën e 45-të, duke u shpallur kështu kampionë të grupmoshës U-18.

Teksa gjithccka dukej se po mbyllej në paqe, dhuna masive shpërthue teksa një lojtar i Tiranës, vendos në flamurin e këndit fanellën bardheblu, dhe shkon për ta ngulur flamurin me fanellën e Tiranës në mesin e fushës.

Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga “Demat e Kuq”, duke bërë që në fushë të shpërthejë një dhunë masive, fillimisht mes lojtarëve, ndërkohë që më pas u futën edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli.

Grushta dhe shkelma kokës si dhe dhunë e ushtruar ndaj efektivëve të policisë.

Për më tepër shikoni pamjet:

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb