Lumi i protestuesve ka pushtuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Qindramijëra shqiptarë nga diaspora kanë mbushur këtë bulevard cep më cep, duke shënuar në këtë mënyrë protestën më të madhe antiqeveritare të organizuar ndonjëherë në vendin tonë.
Një moment kulminant që është shënuar është edhe shpalosja e flamurit te Piramida.
Një grup të rinjsh kanë hapur dhe valëvitur flamurin kombëtar te shkallët e Piramidës.
