Momente paniku e tensioni janë shënuar në fluturimin e një dite më parë Billund-Tuzla.

Sipas raportimeve, një burrë ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë fluturimit, me arsyetimin se dëshironte të zbriste në Beograd.

Nga ana tjetër mediat e huaja raportojnë se aeroplani për shkak të mjegullës nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës dhe pas informacionit se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngrit nga ulësja e tij dhe u përpoq të hapte derën.

Ndër të tjera mësohet se pasi burri u pengua të bënte një gjë të tillë, vetëm sepse do ndalonin në Beograd të njëjtën ka tentuar të bëjë edhe gruaja e tij. Më pas të dy ata janë arrestuar nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: