Një avion me 100 persona në bord u rrëzua në Kazakistan, duke i marrë jetën të paktën 15 prej tyre. Në bord ndodheshin 95 pasagjerë dhe 5 ekuipazh.
Një foshnje është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një avioni që u rrëzua mbi një shtëpi, duke vrarë 15 njerëz.

Mes të vdekurve ishin edhe një gazetar i lartë investigativ dhe një ish-ministër i Brendshëm.

Ndërsa ekipet e shpëtimit po nxirrnin të mbijetuarit nga mbeturinat metalike, një foshnjë e vogël u gjet e gjallë mes rrënojave.

Nuk dihet ende gjendja e foshnjës por punëtori i shpëtimit vrapoi drejt një ambulance për të marrë ndihmë urgjente mjekësore.

Të mbijetuarit e aksidentit tragjik u lutën për ndihmë në mediat sociale nga rrënoja e avionit, ndërsa pritën rreth 20 minuta për ndihmë.

Pasagjerët telefonuan shërbimet e urgjencës dhe postuan video në internet pasi Bek Air Z2100 u përplas mëngjesin e sotëm në Almaty, qytetin më të madh të Kazakistanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb