TIRANE
Nënkryetari i PD, Edi Paloka është përjashtuar nga Kuvendi, pasi spërkati me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama.
Reagimi i Palokës ka ardhur pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës.
Kryeministri i kërkoi falje kreut të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi për sjelljen e Bashës, duke e quajtur atë fëmijë që nuk di çfarë flet.
“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë, por nuk di edhe çfarë thotë”, tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.

Pas spërkatjes me bojë të kryeministrit Edi Rama nga Edi Paloka, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi përjashtmin e deputetit nga seanca.
“Edi Paloka dil jashtë, përjashtohesh. Dil përjashta”- tha Ruci dhe më pas ka ndërprerë seancën.
(d.d/BalkanWeb)
