Persona të maskuar kanë grabitur banesën e legjendës së F1, Alain Prost, në Zvicër. Policia zvicerane ka nisur një hetim lidhur me këtë ngjarje. Sipas raportimeve, kampioni i Formula 1, Alain Prost mbeti i plagosur gjatë kësaj grabitjeje.

Sipas një deklarate nga policia lokale, 71-vjeçari pësoi një dëmtime në kokë kur personat që hynë në shtëpi për të grabitur, detyruan një anëtar të familjes të hapnin një kasafortë.

Sipas Sky News, ishte djali i ti që nën kërcënim u detyrua të hapte kasafortën .

Autoritetet kanë nisur hetim, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dhënë lidhur me autorët e dyshuar të grabitjes.

Piloti francez, i njohur si “Le Professeur”, fitoi katër tituj botërorë në F1 midis viteve 1985 dhe 1993.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb