Monaco i është përgjigjur Paris SG pak orë pasi këta të fundit mposhtën Angers me rezultatin e thellë 0-5. Skuadra nga principata e drejtuar nga tekniku Leandro Jardim ka shkatërruar në të gjitha drejtimet Guingamp-in duke i shënuar 6 herë dhe duke mos pësuar asnjë gol.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 10-të nga Carrillo ndërsa më pas Traore, Keita dhe Fabinho mbyllën pjesën e parë me shifrat 4-0. Në të dytën Traore gjeti golin e dytë persona para se Carrillo edhe një herë të stamponte shifrat përfundimtare të takimit.
Pas 12 në “Ligue 1” Monaco renditet në vendin e dytë me 28-të pikë, 4 më pas se Paris SG i vendit të parë.
(e.k/BalkanWeb)