Nuk ndodh çdo ditë që të takosh sportistin e preferuar. Dy tifozë me fat të Paris Saint-Germain duhet ta bëjnë këtë, edhe pse ata nuk e kuptuan në fillim. Dy të rinjtë u takuan me superyllin e PSG-së, Kylian Mbappe, por nuk e kuptuan se po flisnin me sulmuesin francez.

Mbappe ishte maskuar si kameraman ndërsa dy djemtë intervistoheshin për PSG-në. Gjatë intervistës, atyre iu kërkua të kryenin edhe festimin e njohur të Mbappe. Kur ata nuk mundën ta bënin si duhet, superylli u tregoi atyre se si bëhej.

Shprehja e një prej djemve tregon sa shumë janë befasuar ata, pasi ai mbeti me gojë hapur pasi kuptoi që kameramani ishte Mbappe. Më pas futbollisti hoqi maskimin dhe u angazhua me të rinjtë, duke u siguruar që ata të kishin një ditë që nuk do ta harronin kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb