Skuadra franceze e Monakos ka transferuar yllin e kombëtares belge, Naser Chadli. Ekipi i Principatës e ka zyrtarizuar blerjen e fundit pak përpara përfundimit të kësaj merkatoje.
Sulmuesi belg ishte pjesë e Premierligës si lojtar i Tottenham e WBA, por që ka vendosur të ndërroi ekip.
Belgu, 29 vjeçari, Naser Chadli ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me skuadrën nga principata. Shifra e transferimit shkon rreth 13 milion euro.
(BalkanWeb)