SHKODER- Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishën dje në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur sfidën mes Kombëtares shqiptare dhe asaj italiane.

Përveç fotos me ish-kapitenin Lorik Cana, i cili i dha zyrtarisht fund futbollit të luajtur në ndeshjen me Italinë, u vu re sërish mungesa e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në stadium.

Kreu i Shtetit shoqërohej nga vajza e tij Era si dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me të cilin edhe janë fotografuar.
316281

316278
Ndërsa bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi që tashmë ka marrë drejtimin e LSI-së ka vijuar të mbajë premtimin, ashtu si në evente e ceremoni të tjera, për të mos u shfaqur krah bashkëshortit President.

Në stadium ishte edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda, ministra e deputetë si dhe ish-kryeministri Fatos Nano, i cili pati edhe një incident të vogël me gardën, që nuk e lejuan të parkonte në stadium.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb