Janë qindra shtetas italianë të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar moshën e pensionit, sepse sipas tyre, vendi ynë ka një kosto më të ulët jetese se vendi i tyre i origjinës.

Giuseppe Palumbo dhe Angelo Alo janë dy, prej qindra italianëve që po jetojnë në qytetin e Durrësit. Ata thonë për Monitor Ekonomi se klima e mirë dhe cmimet e ulëta i kanë bërë që të lënë vendlindjen dhe të zhvendosen këtu.

Ndërkohë prej fillimit të vitit përmes një propozimi të ministrisë së Diasporës, shtetasit të cilët janë rezidentë në Shqipëri, lehtësohen nga tatimi mbi të ardhurat. Elona Bano nga ministria e Diasporës, në një intervistë për Monitor, thotë se ndryshimi pritet të sjellë më shumë të ardhura në buxhet dhe të nxisë turizmin.

Çfarë do të bënit me 100 mijë euro?
Nëse ju keni arritur të kurseni një sasi të caktuar parash, pyetja që shpesh shtroni është, si dhe ku të investojmë në mënyrë që këto kursime të përkthehen në burim fitimi. Ekspertët e financave na japin disa nga alternativat më të mira. Sipas Maks Caslli blerja e bonove të brendshme apo të huaja mbetet një nga investimet më të mira dhe me risk më të ulët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb