Lufta në Ukrainë la sjellë ndikime të mëdha në ekonominë shqiptare. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Moddy’s” ka rishikuar me tkurrje projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.4%, nga 4.5 që kishte parashikuar fillimisht.

Siç është njoftuar me herët, lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë një krizë çmimesh duke rritur ndjeshëm kostot për qytetarët. Kjo, vlerëson agjencia, do të mbajë inflacionin në 5%. “Moddy’s” ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.

Ndër të tjera agjencia ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare. Perspektiva “e qëndrueshme” e Shqipërisë sipas vlerësimit të agjencisë, përveçse reflekton rekuperimin e fortë ekonomik pas pandemisë dhe rikthimin në trajektoren rënëse të borxhit publik. Kjo mbështetet gjithashtu edhe nga pritshmëritë e agjencisë për një risk të kufizuar të aftësisë likuide si të sistemit bankar ashtu edhe të qeverisë, nga pritshmëria e vazhdimësisë së politikave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: