Interi i Simone Inzaghi-t vuajti më shumë se sa pritej përballë Parma-s, u desh koha shtesë për të siguruar një biletë për në 1/8 e Kupës së Italisë. Goli i Juric në minutën e 38-të futi në siklet zikaltërit, u desh një gol i Martinez në minutën e 88-të për të shmangur eliminimin e turpshëm. Më pas në shtesë mendoi Acerbi për t’i dhuruar Interit një biletë për më tej.

Titullar dhe 90-minuta në fushë ishte Kristjan Asllani, lojtari i dytë me notën më të lartë pas Lautaro Martinez. Pavarësisht se nuk foli me emra konkret, Inzaghi u shfaq i lumtur për paraqitjen e dhënë nga Asllani dhe lojtarët e tjerë më pak të aktivizuar këtë sezon:

“Kush ka luajtur më pak deri më tani më dha përgjigje pozitive, por duhet të vazhdojmë kështu mes Champions, Serie A dhe Kupës së Italisë, kemi shumë rrugë përpara dhe kemi nevojë për të gjithë”, u shpreh ndër të tjera Inzaghi pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: