Në pritje të ‘martesës’ zyrtare mes Cristiano Ronaldo-s dhe Juventusit është ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ai i cili jep mendimin e tij rreth këtij kalimi të bujshëm.

Ish-numri 1 i zikaltërve, duke folur në prezantimin e “CalcioCity”, nisma e qytetit të Milanos, që do të mbahet nga 27 shtatori deri më 1 tetor, ka thënë se me këtë lëvizje Juventusi dëshmon potencialin e madh që ka. Gjithashtu Moratti deklaroi se do t’i kishte pëlqyer që Cristiano të transferohej te Interi.

“Një goditje e madhe. Unë mendoj se kjo ishte një ide e zgjuar, kështu që komplimenta Juventusit. Ata kishin një ide të mirë. Pastaj, që ta marrësh këtë futbollist, varet nga potenciali, kjo është e qartë. Unë do të kisha preferuar që ai të shkonte tek Interi, sepse do të sillte gjallëri dhe sigurisht, forcë të madhe për ekipin,”-u shpreh Moratti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb