Sergio Ramos do të mungojë për Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit në 1/8 e Champions kundër Ajaksit. Kjo është e sigurt pas kartonit të marrë në minutën e fundit në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit. Por ky ndëshkim rrezikon të zagjasë në kohë pezullimin për kaptenin madrilen. Për të rënduar pozicionin e Sergio Ramos ka menduar vetë mbrojtësi, i cili në deklaratën e tij menjëherë pas sfidës pranoi se e kishte kërkuar vetë kartonin.”Do të gënjeja nëse do thoja se nuk ishte një ndërhyrje e sforcuar. Por ndonjëherë në futboll duhen marrë vendime të vështira”, ka thënë spanjolli.

Dzuuf9swoaajqh2
Dzuuf9swoaajqh2

Por në bazë të rregullores së UEFA-s, ky gjest konsiderohet si anti-sportiv dhe parashikon dy ndeshje pezullim. Sergio Ramos e ka kuptuar më pas se ka gabuar që u tregua i sinqertë par kamerave, duke u munduar të japë një tjetër version në komentin e tij në “Twitter”. “Më vjen keq që do le shokët vetëm, por nuk e kërkova vetë kartonin”, shkruan kapiteni i Realit.

Ramos
Ramos

Por kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi bën një gjest të tillë. Sërish kundër Ajaksit, në edicionin 2010/2011 të Champions, ai dhe Xavi Alonso u ndëshkuan me qëllim me të verdhë, në mënyrë për të zeruar numrin e kartonëve përpara sfidave çerekfinale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: