Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Skraparit, pasi akuzohet se mori peng një të ri dhe e dhunoi atë me sende të forta.

Avdyl Kapllanaj për rreth 2 orë, në një rrugë të pafrekuentuar, në periferi të qytetit të Çorovodës, ka kanosur 36-vjeçarin.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e Kapllanajt, Policia gjeti rreth 500 gramë lëndë kanabis dhe 550 fishekë luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: