KLGJ ka pranuar kërkesën e kreut të ILD, Artur Metani, për shkarkimin e gjyqtarit Roland Hysit. Ky i fundit është gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Hysi, akuzohet për korrupsion ndërsa është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda më 17 tetor të 2019-ës me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtua, ai përfitoi ulje dhe u dënua me 3 vite burg. Po ashtu gjykata vendosi t’i heqë gjyqtarit Hysi të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme.

Gjyqtari Hysi akuzohet se ka përfituar ryshfet në shumën e 500 eurove si dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj një gruaje, e cila ka qenë palë në një proces, që drejtohej nga ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: