Pas disa mungesave Jamir Hyka u rikthye sërish të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, por si të mos mjaftonte kjo shtatshkurtri mbrëmë në ndeshjen kundër Izraelit ishte edhe kapiteni i skuadrës.

Ky fakt nuk ia ka shpëtuar skuadrës që futbollisti aktivizohet në Amerikë, San Jose Earthquakes, e cila ka bërë disa statuse në rrjetet sociale për Hykën.

Ata kanë krijuar ‘meme’ me shqiptarin, të cilin e quajnë “Hykachu”, ndërkohë që kanë postuar edhe video të ndryshme nga ndeshja Shqipëri-Izrael.

Hyka është ndër më të dalluarit e skuadrës te San Jose dhe në shumë takime është titullar, duke u bërë edhe protagonist me gola apo asiste që jep për shokët e skuadrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb