Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku i është përgjigjur  kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj sa i takon çështjes së inceneratorëve dhe deklaratave të tij për News24.

Kryemadhi tha se Veliaj duhet të sqarojë firmën e tij dhe se ku janë 128 milionë eurot për inceneratorin e Tiranës.

Ajo theksoi se të gjitha akuzat dhe paditë janë në SPAK.

“Meqenëse për të informuar është detyrë qytetarë në kuadrin e përdorimit, uzurpimit dhe të mashtrimit në mënyrë sistematike nga sekti i rilindjes, i cili ka kapur ekonominë shqiptare, politikën shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Jam e detyruar që të sqaroj mjaftistin e fundit, Erion Veliaj meqë kishte problem shumë të madh çështjen e rindërtimit, kishte problem shumë të madh çështjen e pastrimit të Tiranës, kishte problem shumë të madh çështjen e ndërtimit të gradaçielave të cilat po shqyejnë jo vetëm qiellin por dhe nëntokën e Tiranës. Kishte çështjen e mjedisit të Tiranës, kishte çështjen e mjedisit të Tiranës, kishte çështjen e shkollave të Tiranës, kishte problem shumë të madh sesa shumë punëtor i madh ishte ai që ndërton, i prish dhe i rindërton rrugët e Tiranës për të grabitur. Meqenëse ishte i shqetësuar për çështjen e inceneratorëve po i them përsëri zotit Erion Veliaj të sqarojë firmën e tij këtu dhe me vulë në emër të Bashkisë së Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës i cili ka marrë një angazhim 30-vjeçar në mënyrë të paligjshme për të paguar një koncesion të paligjshem, i cili ka ardhur si rezultat i firmës së palijgshme të Erion Veliajt. Ky, oratori i madh i cili me urdhër nga Holanda doli sot për të folur të sqarojë dhe këtë tabelë angazhimin financiar 30 vjeçar të Bashkisë së Tiranës por edhe Ministrisë së Financave por edhe fondeve që mblidhen taksat që paguajnë qytetarët shqiptarë dhe të angazhimit buxhetor që merr qeveria shqiptare për të paguar për inceneratorin e Tiranës. Zoti Erion Veliaj ka shumë të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur në televizion por gjëja e parë që duhet të bëjë, të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fatin e një koncesioni të paligjshëm dhe ka ngarkuar me një barrë 30-vjeçarë për të paguar sot jo vetëm qytetarët e Tiranës por qytetarët e të gjithë Shqipërisë.

Të na shpjegojë ku janë 128 milionë euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës. Për të cilën edhe ata i kërkuan me vrap Erion Velisë të dalë dhe të shpjegojë. A janë këtu 128 milionë euro investim? Në mendimin tim jo, por është SPAK-u ai i cili është sot në provë për të provuar nëse janë aty 128 milionë euro investim të kompanisë off shore në Holandë. Të cilat ja kanë nënkontroktuar Klodian Zotos i cili ishte përfaqësuesi zyrtar i kompanisë off shorë në Holandë dhe që do të investonin 128 milionë euro. Paratë e buxhetit të shtetit i kanë kaluar kompanisë off shore por është detyrë e SPAK-ut i cili me vendim gjykate duhet të zbardhë të gjitha pagesat në off shore të kompanisë së inceneretorëve sepse këto të Klodian Zotos si nënkontraktor të inceneratorëve ja kemi zbardhur ne me fatura fiktive në librat e shitjeve dhe të blerjeve të inceneratorit. Me të gjitha këto kompani fiktive dhe falso kanë krijuar një sistem perfekt ku shumica e njerëzve nuk kanë dijeninë e identitetit të tyre. Prandaj, i them dhe një herë oratorit mjaftist që iku koha kur me letra higjienike zbukuroje pemët para Gjykatës së Lartë. Nuk ka më kohë që të bësh presion ndaj qytetarëve. Por përgjigju dhe ktheju shtëpitë banorëve të Kombinatit që fituan gjyqin që i prishe në mënyrë të paligjshme për të bërë atë çfarë po bën sot rreth e qark Tiranës me ndërtime të paligjshme me gradaçiela shumëkatëshe dhe duke i degdisur shqiptarët jashtë shtëpive të tyre, jashtë pronave të tyre dhe duke i grabitur ato. Takohemi në SPAK. Të gjitha akuzat dhe paditë e mia janë në SPAK me fakte autentike, me deklarata, me fatura të vërteta, me firmën e Erion Velisë të datës 27 mars të 2019, me numër protokolli, me vulën e Bashkisë së Tiranës. Me vulën e bashkisë së Tiranës për miratimin e një buxheti dhe angazhimi 30 vjeçar në mënyrë të paligjshme të Bashkisë së Tiranës. Kaq për sot. Prapë shihemi përsëri.”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: