KUKES-Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, nën akuzën
për veprat penale, “Kontrabanda me mallra të ndaluar” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Burime zyrtare pohuan se Ali Axhami, banues në banues në fshatin Shtiqën të Kukësit u ndalua në pikën Kufitare të Morinës. Ai u largua nga parkingu i doganës me automjetin tip veture, me targa AA 778 KY dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, kishte të ngarkuar pleh kimik të llojit DAP, i cili është mall i ndaluar. Materialet për veprime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: