Adrola Dushi këto kohë ka marrë një pushim nga angazhimet si modele duke u fokusuar më shumë te jeta e saj personale që është e ndarë mes SHBA ku ka familjen dhe Shqipërisë.

Edhe pse e hapur rreth jetës së saj, si në rrjete sociale ashtu edhe në intervista, modelja ka një aspekt të jetës së saj që e ruan me fanatizëm: romancat.

Që pas ndarjes nga Adis Patushi vite më parë me të cilin ka edhe një djalë, Adrola nuk ka prezantuar asnjëherë asnjë partner. Dhe pse është aluduar jo rrallëherë për lidhje, vetë ajo nuk ka pohuar asnjë.

Mirëpo, së fundmi modelja ka tërhequr vëmendje me një status të publikuar në Instastory. Ajo ka shpërndarë një postim ku thuhet: “Mos e tepro. Ndjenja venitet atëherë kur dashuria bëhet peng i gjërave të parëndësishme.”

Dhe krah saj ka shtuar: “Pikërisht”. /Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: